Live

Institucionet e reja dhe dialogu? Kallas sonte në darkë pune me Kurtin

15:19 / 22 Maj 2025

Nga Kosova Live

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, do të takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, sonte në një darkë pune, njoftoi zyra e kryeministrit.

”Kryeministri në detyrë Kurti sonte në mbrëmje e pret për një darkë pune Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas me rastin e vizitës së saj në vendin tonë”, transmeton klankosova.tv.

Siç shkruan EO, duke cituar zëdhënësin e qeverisë në detyrë, ky takim do të jetë një mundësi e mirë për të diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Republikës sonë dhe Bashkimit Evropian si dhe temat me interes të përbashkët.

Shpërndaje në

U Kopjua