Live

Irani kundërpërgjigjet me raketa pas sulmeve ajrore izraelite në Teheran: 7 të plagosur në Be’er Sheva

08:12 / 20 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Pas valës së sulmeve ajrore të Forcave Ajrore izraelite në Teheran, Irani është kundërpërgjigjur këtë mëngjes me një breshëri raketash drejt jugut të Izraelit, duke shkaktuar dëme dhe të plagosur në qytetin Be’er Sheva.

Sipas njoftimit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), të paktën një raketë iraniane arriti të depërtojë në sistemet mbrojtëse ajrore izraelite, duke goditur një zonë të banuar në Be’er Sheva.

Si pasojë e shpërthimit, janë raportuar dëme të mëdha materiale dhe shtatë persona të plagosur, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor, raporton A2CNN.

Ky sulm erdhi vetëm pak orë pasi Izraeli ndërmori një ofensivë të gjerë ajrore në kryeqytetin iranian, duke angazhuar mbi 60 avionë luftarakë që goditën dhjetëra objektiva ushtarake, përfshirë një qendër kërkimore të përfshirë në zhvillimin e armëve bërthamore dhe disa vende prodhimi të raketave.

IDF njoftoi se është në ndjekje të lëshuesve iranianë që besohet se janë përdorur në këtë sulm dhe se operacionet e mbrojtjes ajrore janë ende në vijim.

Shpërndaje në

U Kopjua