Live

Ish-ambasadori i ShBA-së në Kosovë shkoi në koncertin e Ramë Lahajt në Seattle

21:39 / 18 Maj 2025

Nga Kosova Live

Tenori Ramë Lahaj ka thënë se ishte kënaqësi e veçantë për të që mbrëmjen e fundit të “Tosca”-s në Seattle, e kishte në audiencë ish-ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Në një postim në Facebook, Lahaj tha se Hovenier është një mik i tij i dashur dhe se është një mik akoma më i dashur i Kosovës.

“Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme Jeff. Amerikanët dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe mbeten miqtë dhe partneri më i ngushtë strategjik i Republikës së Kosovës”.

“Përjetësisht falënderues!”, ka thënë Lahaj. /Klankosova.tv

Shpërndaje në

U Kopjua