Samet Dalipi ish kryetar i Vitisë iu ka bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Dalipi deri më tani ishte pjesë e strukturave të LDK-së.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.
“Sot AAK-së ju bashkua ish kryetari i Vitisë, Prof.Dr. Samet Dalipi, i cili njihet si njëri ndër figurat më të rëndësishme të asaj ane. Suksese Profesor”, ka shkuar Haradinaj në “Facebook”.