Live

Ish-ushtari i UÇK’së i mbijeton 18 operacioneve: Momenti prekës kur kthehet në Kosovë nga Amerika

18:00 / 12 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kemal Bela është kthyer pas 20 vitesh nga Amerika në Kosovë, ku edhe u operua plot 18 herë, transmeton Gazeta Metro.


Ai thotë se ka kryer gjithsej 18 operacione në trupin e tij, por shton se ndihet me fat pasi sërish është i vetëdijshëm dhe i njeh të gjithë njerëzit që e rrethojnë.

Mediat kosovare kanë publikuar momente të dhimbjes por dhe të kënaqësisë së veteranit, i cili nuk e kishte besuar se do kthehej i gjallë në tokën ku fillimisht hodhi dhe rriti shtatin e tij.

“Kam kryer 18 operacione në trupin tim, operacionin e zemrës. Kam pas sulm në kokë, ma kanë heq kapakun e kokës dhe ma kanë pastruar trurin tim. Një pjesë e trurit tim ka vdekur, por prapë i njoh njerëzit dhe vetëdija ime prapë është kthyer me ndihmën e Allahut”, është shprehur ai për Televizionin Dukagjini.

Më tej, Bela u shpreh se iu plotësua dëshira që u rikthye në Kosovë. “Unë kam menduar se ndoshta do të vdisja kur ta prekja tokën e Kosovës Kosovën me këmbët e mia, por prapë e falënderoj Allahun që jam gjallë.”, u shpreh ai.

Veterani i UÇK-së, kthehet në Kosovë pas 20 viteve

Dëgjoni rrëfimin e veteranit të luftës, Kemal Bela. Pasi është dërguar para 20 vite në Amerikë së bashku me familjen, gjatë kohës së luftës, ai për herë të parë ka ardhur në Kosovë.

Posted by RTV Dukagjini on Friday, October 11, 2019

Shpërndaje në

U Kopjua