Dje rreth orës 03:00 të mëngjesit, ka ndodhur një vetaksident në fshatin Banjë të Istogut.
Lidhur me këtë rast, detaje ka dhënë policia e Pejës, përmes një komunikate.
Sipas dy personave tё aksidentuar pas aksidentit në vendngjarje ёshtё ndaluar njё veturё me targa tё huaja, tё cilët fillimisht iu kanë ofruar ndihmë tё aksidentuarve, ndërsa mё pas ishin sulmuar fizikisht, ku njёri nga viktimat ka pёsuar lëndim nё hundё ndërsa tjetri ka pësuar lëndime nga mjeti i mprehtё.
“Viktimat e këtij rasti janё dёrguar pёr tretman mjekёsor. Tё dyshuarit janё larguar nga vendi i ngjarjes nё drejtim tё panjohur, ku pas njё pune intensive tё hetuesve tё Stacionit Policor nё Istog, rreth orёs 16:00, janё identifikuar dhe janë arrestuar tё dyshuarit e kёtij rasti”, thuhet në njoftim transmeton Klankosva.tv.
“Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё Shtetit, tё dyshuarit janё ndaluar pёr 48 orё”, thuhet në njoftim.