Deputetja nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka folur para seancës konstituive.Ajo u shpreh se derisa kompromisi nuk shihet si vlerë, por si ligësi, Izmaku tha se nuk ka shpresa për zgjidhje.
“Unë si deputete, derisa e shoh që ky lidership, duke përfshirë partinë e parë që doli fituese në këto zgjedhje, por edhe krerët e partive tjera politike, nuk e shohin kompromisin si një vlerë në demokraci, por e shohin si një ligësi, unë nuk kam shpresa më që do të ketë një zgjidhje”, u shpreh tutje ajo.