Live

Izraeli pas sulmeve nga SHBA-ja: Ende po vlerësojmë dëmet, është herët për konkluzione

13:51 / 22 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Ushtria izraelite ka dhënë një përditësim për mediat lidhur me situatën pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore në Iran, duke thënë se analizat për dëmet janë ende në proces dhe se është “shumë herët” për të konfirmuar pretendimet e Iranit se uraniumi i pasuruar ishte larguar nga vendet e sulmuara para bombardimeve.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Effie Defrin, tha se “po vlerësojmë dhe analizojmë shkallën e dëmeve në Fordo” – impiant ky për pasurimin e uraniumit i fshehur në një mal, që përbën pjesë kyçe të ambicieve bërthamore të Iranit, raporton BBC.

I pyetur nëse Izraeli mund të zgjerojë objektivat e sulmeve edhe në infrastrukturë civile, Defrin tha: “Kemi një plan me objektiva dhe do të vazhdojmë t’i godasim ato”, pa dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë.

Shpërndaje në

U Kopjua