Live

Izraeli thotë se ka shkatërruar 99% të dronëve iranianë që nga fillimi i konfliktit

17:24 / 21 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë thënë se kanë arritur që t’i shkatërrojnë 99 për qind të dronëve iranianë të lëshuar ndaj tyre që nga fillimi i konfliktit para më shumë se një jave.

Sipas IDF-it, sistemi i mbrojtjes ajrore të Izraelit, i përbërë nga disa shtresa mbrojtjeje, ka shkatërruar mbi 470 dronë sulmues, përfshirë rreth 40 vetëm gjatë natës së fundit.

Megjithatë, në një depërtim të rrallë të mbrojtjes ajrore izraelite, një dron goditi qytetin Beit Shean në veri të Izraelit të shtunën në mëngjes, ndërsa një tjetër ra në një zonë të hapur në jug të vendit, shkruan CNN, transmeton Periskopi.

Në total, Irani ka lëshuar mbi 1,000 dronë që nga fillimi i konfliktit, ku shumë prej tyre kanë rënë përpara se të arrijnë destinacionin ose janë kapur nga vendet e tjera.

Shpërndaje në

U Kopjua