Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë një apel për diasporën shqiptare, duke kërkuar dorëzimin e zarfeve të votimit.
Rama ka përmbledhur të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) deri tani, duke shprehur kënaqësi për pjesëmarrjen e lartë, por edhe shqetësim për numrin e madh të zarfeve të pa dorëzuara, veçanërisht në Greqi, ku konfuzioni i shkaktuar nga kompania shpërndarëse ka ndikuar negativisht, raporton Topchannel, transmeton Klankosova.tv.
Rama theksoi rëndësinë e këtij procesi historik dhe u bëri thirrje shqiptarëve në Itali, Greqi, Gjermani, Amerikë dhe Britani të dorëzojnë zarfet brenda afatit të caktuar.