Jennifer Lopez mbush 50 vjet. Por këngëtarja dhe aktorja lë pas shumë vajza të reja me fizikun e saj si të një 20 vjecareje.
Format e saj trupore janë pothuajse perfekte. Bukuroshja i ka qëndruar besnike skenës duke sjellë kështu vazhdimisht muzikë dhe filma.
Këngëtarja latine po vazhdon të jetë në top formë dhe po shijon sukseset.
Ndryshe partneri i saj i fundit Alex Rodriguez një ish bejsbollist është përkrahësi më i madh i saj. Ai gjithmone shihet afër këngëtares duke i dhënë përkrahjen maksimale.
Këngëtarja gëzon raport të mirë edhe me ish burrin Marc Anthony ku shpesh shihen në darka të përbashkëta me fëmijët e tyre.