Ish-presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden, janë larguar nga Kongresi, ku morën pjesë në inaugurimin e Donald Trump si president, dhe janë nisur për në bazën e përbashkët “Andrews”, prej ku do të udhëtojnë më pas në Kaliforni, raporton CNN.
Ata u përcollën nga Presidenti Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump.
Bidenët do të nisen nga Baza e Përbashkët Andrews këtë pasdite me një fluturim qeveritar të quajtur “Misioni Ajror Special 46”, i njohur gjithashtu si SAM46, thanë zyrtarët në bazën e përbashkët Andrews për CNN.
SAM46 është një VC-25A, i njëjti model si Air Force One, por që nuk mban më atë emër për fluturimin e Biden në Kaliforni pasi ai më nuk është president.
Ndryshe, Donald Trump u betua sot si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këtë post, ai e mbajti edhe nga viti 2017 deri më 2021.