Live

Juventusi e kërkon me ngulm Lukakun

19:02 / 27 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Manchester United pritet që ta shes Romelu Lukakun këtë verë. Ata madje synojnë të përfitojnë para të mëdha nga transferimi i lojtarit.

Interesim të madh për të kanë treguar klubet nga Italia, Inter dhe Juventus.

Dukej se Interi ishte afër ta transferonte lojtarin, por raportohet që Manchesteri ka refuzuar ofertat e tyre pas interesimit të Juventusit.

Sky Sport Italia ka njoftuar se Zonja e Vjetër tanimë i ka bërë një ofertë Unitedit për Lukakun.

Juventus e ka ofruar sulmuesin Paulo Dybala si shkëmbim me Lukakun.

Pritet të shihet nëse ky shkëmbim do të ndodhë.

Shpërndaje në

U Kopjua