Live

Kadrijaj: A është e turpshme që 26 vjet pas çlirimit një njeri me kapriço të tentojë ta shkatërrojë shtetin?

12:04 / 25 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e betuar e AAK-së, Time Kadrijaj ka folur pas dështimit të seancës së 52-të konstituive.

Ajo parashtron një pyetje gjatë fjalimit të saj, se “a është e turpshme që 26 vjet pas çlirimit të Kosovës, një njeri me kapriço ta shkatërrojë shtetin e Kosovës?”, transmeton Klankosova.tv.

“Besoni që ne sot nuk po ndihemi mirë, duke parë se ata që janë ulur në këtë mes, po abuzojnë me Kushtetuesen, po dëshirojë me shkel Kushtetutën e Kosovës dhe po vazhdojnë me cinizëm me buzëqesh kur kërkojmë të respektohet Kushtetua, kur kërkojmë të kthehet rendi i ditës, në mënyrë që të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Jo që nuk kanë pasur alternativa, jo që nuk kanë pasur vota, i kanë pasur edhe votat që janë ofruar me mirëbesim nga partitë politike me të vetmin kusht që të konstituohet Kuvendi, dhe të mos vimë ne këtë situatë. A është e turpshme që 26 vjet pas çlirimit, një njeri me kapriço të tentojë të shkatërrojë shtetin e Kosovës, pavarësinë e Kosovës, të luaj kështu me identitetin e Kosovës?”, u shpreh Kadrijaj.

Shpërndaje në

U Kopjua