Live

Kadrijaj (AAK): S’presim ndryshim, VV-ja duhet ta ndërrojë emrin e kandidatit

10:56 / 25 Maj 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se derisa Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta ndryshojë emrin e kandidates për kryeparlamentare, situata në kuvend do të jetë e njëjtë.

Para mediave ajo tha se AAK-ja ka dhënë alternativa, por nuk ka parë ndryshime.

“Nuk po presim asnjë ndryshim, ndryshimi mund të vijë veç prej VV-së nëse e ndryshon kandidatin pse qasjen. Ndryshimi i kandidatit do të kishte qenë një zgjidhje e këtij ngërçi që është krijuar në kuvend”, u shpreh Kadrijaj, njofton Klankosova.tv.

“Së paku ne si Aleancë kemi dhënë alternativa, kemi dhënë emra të kandidatëve nga VV-ja edhe pse nuk është obligim i partive të tjera”, tha ajo, njofton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua