Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka deklaruar gjatë seancës së Kuvendit se propozimi për zhbllokimin e situatës i takon atij që po e bllokon procesin.
“Ne e kemi propozimin, ai që është bllokues duhet të propozojë për komision që të zhbllokohet situata. Kjo përgjegjësi i takon Albin Kurtit”, tha Kadrijaj.