Deputetja e betuar e AAK-së Time Kadrijaj, ka folur pas dështimit të seancës së 18-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Ajo para mediave deklaroi se kandidaten e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit Albulena Haxhiun, duhet ta propozojmë për “Çmimin Nobel” për dështime.
“Për dështime të njëpasnjëshme në plot seanca dhe vazhdimin e Lëvizjes Vetëvendosje me kandidatin e njëjtë”, deklaroi ajo.