Live

Kanosi dy persona, arrestohet i dyshuari në Pejë

11:19 / 10 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një person është arrestuar në Raushiq të Pejës pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një pagese kishte kanosur me armë zjarri dy persona.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, i janë sekuestruar një armë zjarri, një karikator dhe gjashtë fishëkë.

“Fsh. Raushiq, Pejë 09.05.2025, 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një pagese  kishte kanosur me armë zjarri dy viktimat meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa në cilësi të provës materiale janë sekuestruar një armë zjarri, një karikator dhe gjashtë fishekë”, njofton PK. 

Shpërndaje në

U Kopjua