Live

Kanosje ndaj një zyrtari në Pejë, ankohet se tentuan t’i digjnin veturën

09:58 / 01 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Një zyrtar kosovar nga Peja ka raportuar se persona të panjohur kanë tentuar t’i vënë zjarrin veturës së tij, duke lënë në vendngjarje aromë benzine.

Rasti është duke u hetuar thuhet në raportin policor, transmeton klankosova.tv.

”Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar te panjohur kanë tentuar që ti vene zjarrin veturës se tij, pasi që në vendin e ngjarjes është vërejtur aromë benzine . Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”.

Kanosja ndaj tij, sipas autoriteteve ndodhi mbrëmjen e vonë të së premtes.

Shpërndaje në

U Kopjua