Live

Kapen me drogë 17 shqiptar në Itali

15:04 / 13 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Një bandë shqiptare që importoi mijëra kokainë nga Holanda në Itali është copëtuar me arrestimin e nëntë personave, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe armëmbajtje. Gjithsej 17 persona u arrestuan gjatë gjithë hetimit dhe rreth 200 kilogramë kokainë u sekuestruan, së bashku me armë dhe një pushkë sulmi.

Autoritet Italiane kanë arrestuar 17 shqiptar, pjesë e një bande e cila importonte mijera kg kokainë nga Holanda.

Gjatë këtij aksioni, u sekuestruan rreth 200 kilogramë kokainë dhe disa armë.

Midis të arrestuarve nga policia italiane ishte drejtuesi i dyshuar i bandës, Lulzim Daiu, i cili akuzohet për organizimin e importit të drogës, raporton EU- OSC, transmeton Kosova.live.

Droga është gjetur e fshehur në pako kafeje dhe u mbuluan me shirit izolues, në përpjekje për t’i bërë ato të padukshme nga qentë sniffer.

Shpërndaje në

U Kopjua