Një 24-vjeçar është ndaluar sot nga Policia në rrugën “Gjon Sereqi” në Ferizaj, pasi u kap me armë zjarri.
I dyshuari me incialet E.Th. kishte në posedim një pistoletë me karikator dhe 12 fishekë, të cilën e mbante me vete pa autorizim të vlefshëm, ndonëse posedonte leje për armë shenjëtarie, transmeton Klankosova.tv.
“Sipas Policisë, rasti është iniciuar si “Mbajtje e paautorizuar e armëve” dhe është nën hetim me autorizim të prokurorit të shtetit. Rasti do të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në komunikatën për media.