Live

Kapet me patentë-shofer false të Zvicrës – iniciohet procedurë penale ndaj të dyshuarit në Gjakovë

11:59 / 24 Maj 2025

Nga Kosova Live

Është iniciuar procedurë penale për falsifikim dokumentesh ndaj një personi në Gjakovë.

I dyshuari është ndalur nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në fshatin Rakovinë, me ç’rast drejtuesi i automjetit me targa të Maqedonisë së Veriut ka qenë me patentë të falsifikuar, të lëshuar gjoja nga shteti zviceran.

I dyshuari është nga fshati Dobrosh i Gjakovës.

Bëhet e ditur, se shoferi i cili kishte masë mbrojtëse aktive është dënuar me gjobë prej 500 euro, disa pikë negative dhe ndalim drejtimi për 6 muaj. 

Shpërndaje në

U Kopjua