Live

Kapet në Tiranë i shumëkërkuari për trafik droge e organizatë kriminale – pritet ekstradimi në Itali

11:26 / 09 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Policia e Shqipërisë ka finalizuar me sukses një tjetër operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 53”, është arrestuar Elis Roga, 46-vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma.

Ai dyshohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike, vepra për të cilat Gjykata e Romës ka lëshuar urdhër-arrest, ndërsa në Kodin Penal italian parashikohet dënim deri në 20 vjet burgim.

Operacioni është realizuar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Zyrën e Ekspertit të Sigurisë në Ambasadën Italiane dhe Projektin I-CAN.

Ndaj Rogës kanë nisur procedurat ligjore për ekstradimin në Itali, në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë italiane.

Shpërndaje në

U Kopjua