Live

Kastrati: Malisheva, komuna me përmbushjen 100% të investimeve kapitale

23:25 / 07 Prill 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Malishevës, Ekrem Krastrati, ka thënë se komuna që ai udhëheq është e para me përmbushen e investimeve kapitale.

Këto të dhëna u prezantuan nga Instituti GAP, ku u bë e ditur se Malisheva dhe Ferizaj janë dy komunat që i kanë përmbushur 100 për qind investimet kapitale.

“U jam mirënjohës e falënderues gjithë qeverisjes lokale, asamblistëve, por mbi të gjitha qytetarëve tanë që janë më meritorët për këtë sukses të Komunës sonë”, ka shkruar Kastrati.

Ndërsa, komunat që e kanë për qindjen më të vogël të investimeve kapitale janë Fushë Kosova me 26 për qind, Prishtina me 28 për qind dhe Zubin Potoku me 41 sosh.

Shpërndaje në

U Kopjua