Live

Kastrati pas marrëveshjes: Veriu ka me mbet de-facto nën Serbinë

14:04 / 19 Mars 2023

Nga Kosova Live

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka komentuar atë që e tha Kryeministri Albin Kurti pas marrëveshjes së arritur në mes të Kosovës e Serbisë në takimin e Ohrit.

Kastrati thotë se Kurti nuk guxon ta nënshkruajë vetëm Zajednicën por edhe autonomi e zona kishtare për serbët.

“Nuk është me rëndësi a ka marrëveshje të nënshkruar në Ohër. Ka rëndësi çfarë tha ai që është kryeministër i këtij vendi.Dhe ai mbrëmë tha: “Meqenëse unë jam lider politik, si kryeministër që udhëheq me Republikën tonë, unë zotohem me nënshkrim. As nuk hezitoj as nuk ik, por guxoj. ”Mirë boll. Pra, ky guxon me nënshkru jo vetém ” Zajednicë” po përtej saj edhe autonomi e zona të veçanta kishtare për serbët dhe me harru të kaluarën. Perfekt”, ka shkruar ai.

Tutje Kastrati thotë se pas marrëveshjes pesë shtete të BE-së e katër të NATO-s edhe pas Ohrit nuk do ta njohin Kosovën.

“Së paku disa nga pesë shtete të BE-së e katër të NATO-s edhe pas Ohrit nuk do ta njohin Kosovën. Pas Ohrit pra nuk ka integrime për ne as në BE e as në NATO”, vazhdoi tutje ai.

Postimi i plotë:

Nuk është me rëndësi a ka marrëveshje të nënshkruar në Ohër. Ka rëndësi çfarë tha ai që është kryeministër i këtij vendi.

Dhe ai mbrëmë tha: “Meqenëse unë jam lider politik, si kryeministër që udhëheq me Republikën tonë, unë zotohem me nënshkrim. As nuk hezitoj as nuk ik, por guxoj.”

Mirë boll. Pra, ky guxon me nënshkru jo vetém ” Zajednicë” po përtej saj edhe autonomi e zona të veçanta kishtare për serbët dhe me harru të kaluarën. Perfekt.

Së paku disa nga pesë shtete të BE-së e katër të NATO-s edhe pas Ohrit nuk do ta njohin Kosovën. Pas Ohrit pra nuk ka integrime për ne as në BE e as në NATO.

Rrjedhimisht, kjo nënkupton që Veriu ka me mbet de-facto nën Serbinë.

E natyrisht në këto rrethana dhe kualiteti i jetës “na u rrit” sepse në këto situata e në këtë ambient ska me pas investime të huaja, ekonomia ka me qenë për toke e inflacioni e ikja nga Kosova kanë me shënu rritje.

Ka mbet veç me degju këngën e Medës: ” Jalla Shofer Jalla ( Albin) ty të lumt dora, sa shpejt na prune more nëpër vene tona…”

Këtë këngë mund ta gjeni në YOUTUBE: Mix-Meda-Jalla Shofer (Live). 🙂

P.S.

Dikush më dërgoj këtë këngë me ironizu me udhëtimin e Albinit në Ohēr. Ky zhanër nuk është aspak shija ime për muzikë. Pa keqkuptime për interpretuesin se as nuk e njoh e se di kush është Meda. Ama, respekt për Medën se kjo këngë po i shkon fortë udhëtimit të Albinit në Ohër. Megjithatë, do ta dëgjoj Meden tash e tutje nga kureshtja. 

Shpërndaje në

U Kopjua