Live

Katari konfirmon: Ndërpremë me sukses sulmin ajror iranian drejt bazave amerikane

19:57 / 23 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Irani ka kryer një sulm me disa raketa në kryeqytetin e Katarit, Doha.

Cak i këtij sulmi dyshohet të kenë qenë Ambasada dhe baza amerikane atje, transmeton Klankosova.tv.

Pas këtij zhvillim ka reaguar edhe shteti i Katarit, që përmes një njoftimi nga Ministria e Jashtme ka bërë të ditur se kanë ndërprerë me sukses sulmin ajror iranin drejt bazave amerikane.

Në njoftim thuhet se mbrojtja e saj ajrore ka kapur me sukses një sulm me raketa që synonte Bazën Ajrore Al-Udeid në Katar.

Nga ky sulm nuk raportohet për të vdekur apo të lënduar, shkruan CNN transmeton Klankosova.tv.

Katari sot e ka mbyllur hapësirën ajrore pas informacioneve se irandi do të godiste bazën Al-Udeid.

Shpërndaje në

U Kopjua