Live

Katari: Nuk ka arsye për shqetësim

21:25 / 23 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Ministria e Jashtme e Katarit ka lëshuar një deklaratë duke pohuar se situata e sigurisë në vend mbetet e qëndrueshme dhe nuk ka arsye për shqetësim.

“Ministria thekson rëndësinë e mos shpërndarjes së thashethemeve ose qarkullimit të informacionit të pasaktë”, thuhet në deklaratë, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Kjo ministri gjithashtu është shprehur se do të koordinohet me autoritetet e tjera të Katarit për “sigurinë e qytetarëve dhe banorëve dhe për të ruajtur normalitetin e jetës publike”.

Shpërndaje në

U Kopjua