Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në mëngjes në fshatin Kçiq të Mitrovicës.
Lajmin për KlanKosova.tv, e ka konfirmuar Policia e Mitrovicës, ku theksoi se të përfshira ishin dy vetura.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 06:40 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Kçiq. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa lëndime kanë pësuar katër persona”, thuhet tutje në konfirmim.