Katër drejtues kamioni marokenë u zhdukën të shtunën teksa kalonin zonën kufitare të trazuar midis Burkina Fasos dhe Nigerit, sipas një burimi nga ambasada marokene në Burkina Faso dhe një sindikatë marokene e transportit.
Tre kamionë, njëri që kishte një një shofer shtesë, u zhdukën ndërsa po udhëtonin pa eskortë nga Dori në Burkina Faso në Tera në Niger, një zonë e njohur për kërcënimet xhihadiste, tha burimi diplomatik.
Burkina Faso dhe Nigeri, të udhëhequra nga Junta, po luftojnë me grupet militante islamike të lidhura me Al Kaedën dhe Shtetin Islamik, kryengritjet e të cilëve kanë destabilizuar shtetet Sahel në Afrikën Perëndimore gjatë dekadës së fundit.
Burimi diplomatik maroken për Reuters tha se ambasada po punonte së bashku me autoritetet e Burkina Fasos për të gjetur shoferët.
Autoritetet në Burkina Faso kanë organizuar autokolona sigurie për të shoqëruar kamionët në zonën kufitare për t’u mbrojtur nga sulmet militante, tha burimi, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.