Katër persona, dy gra dhe dy burra, janë arrestuar nga Policia, pas bastisjeve në agjencitë e Arkivave dhe atë Kadastrale, raporton Koha.
Dyshimet mbi të cilat janë kryer bastisjet kanë të bëjnë me keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Bastisjet përveç Prishtinës janë duke u kryer edhe në Ferizaj dhe Shtime. Ende nuk dihet nëse ka të arrestuar të tjerë.