Live

Kayne West synon të kandiojë për president të SHBA-së në vitin 2024

12:43 / 25 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Reperi Kanye West ka thënë se synon të kandidojë për president të SHBA-së në vitin 2024, pavarësisht se është përballur me disa skandale kohëve të fundit.

Ylli, i cili ka ndryshuar ligjërisht emrin e tij në Ye, postoi një video të logos së fushatës së tij në mediat sociale, së bashku me titullin Ye 24, raportoi BBC-ja të premten.

Kanye West Used Porn To Control Staff, Bullied Them: Report

Gjithashtu, ai pretendoi se i kishte kërkuar ish-presidentit amerikan, Donald Trumpit që të bëhet bashkëkandidati i tij.

West kandidoi më parë për president në vitin 2020, por ajo fushatë dështoi, duke tërhequr vetëm 70,000 vota.

Pretendimet e tij të fundit erdhën në një video të postuar pasi West u pa në klubin e golfit Mar-A-Lago të Trumpit në fillim të kësaj jave, i shoqëruar nga Nick Fuentes, një nacionalist i njohur.

West tha se kërkesa e tij për një kandidat ka lënë ish-presidentin, i cili kohët e fundit nisi fushatën e tij të rizgjedhjes, “më të shqetësuar”.

Në një video të titulluar Mar-A-Lago Debrief, West pohoi: “Trump filloi në thelb të më bërtiste në tavolinë, duke më thënë se do të humbas. A ka funksionuar ndonjëherë për dikë në histori?”.

Nisja e fushatës së West vjen pasi reperi përballet me një sërë polemikash të dëmshme.

Ai provokoi një stuhi kritikash pasi mori pjesë në Javën e Modës në Paris me një bluzë që mbante sloganin “Jetët e bardha kanë rëndësi” – një frazë e adoptuar nga supremacistët e bardhë, të cilët filluan ta përdorin atë në 2015 si përgjigje ndaj lëvizjes “Jetët e të zinjve kanë rëndësi”.

Shpërndaje në

U Kopjua