Pavarësisht tensioneve midis ShBA-së dhe Kanadasë, fillimi i takimit mes Carneyt dhe Trumpit ishte thjesht i përzemërt, me Trumpin që i dha lëvdata homologut të tij kanadez.
Trump filloi duke e përgëzuar vazhdimisht Carneyn për garën ”e shkëlqyer” zgjedhore dhe për performancë “të shkëlqyer” në debat.
“Kemi shumë gjëra të përbashkëta. Kemi disa pika të vështira për të diskutuar dhe kjo do të jetë në rregull”, tha Trump.
Carney, nga ana e tij, u kujdes të theksonte se të dy do të gjenin fusha “bashkëpunimi të ndërsjellë”, raporton BBC.