Live

Kënga e Katy Perry, “Dark Horse” definitivisht është e vjedhur

20:18 / 30 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Kënga “Dark Horse” e realizuar në vitin 2013 ka qenë një sukses i madh për Katy Perryn.

Por rezultoi që kjo këngë është e vjedhur. Të drejtat e saj i përkasin reperit Flame’s për këngën e tij “Joyful Noise”.

Dje, sipas ‘Associated Press’ një juri ka vendosur kundër Katy Perryt. Mësohet se shumë shpejt do të jepet dhe verdikti përfundimtar sipas të cilit do të vendoset shuma përkatëse e dëmshpërblimit që do japë Katy dhe bashkëpuntorët e saj për reperin e njohur.

Katy Perry i ka mohuar në vazhdimësi akuzat për vjedhje.

Shpërndaje në

U Kopjua