Live

Kërcënimi i KEDS-it: Shpëtojnë bizneset, s’u ndalet rryma (VIDEO)

20:47 / 31 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Krejt bizneset që s’kanë lidhur kontratë për furnizim me energji elektrike, një ditë më parë u paralajmëruan për shkyçje nga rrjeti.

Por, edhe kur data 31 korrik shënoi në kalendar, ndalja e rrymës nuk u bë.

E sikur të ndodhte e kundërta e kësaj, nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thanë që bizneset do të ktheheshin në kohën kur gumëzhinin gjeneratorët, raporton Klan Kosova.

Por, jo krejt do të mund ta përballonin.

Ndërkohë pas vendimit të Gjykatës Komerciale, nga Oda Ekonomike e Kosovës ripërsëriten thirrjen drejtuar Zyrës së Rregullatorit për Energji, për zmbrapsje nga vendimi për dalje në treg të liberalizuar.

Për çështjen e shkyçjes së energjisë elektrike, Klan Kosova ka kontaktuar edhe me KEDS-in mirëpo të njëjtit thanë që pyetjet të dërgohen tek ZRrE-ja.

Kurse këta të fundit nuk qenë të qasshëm fare. 

Shpërndaje në

U Kopjua