Live

Kërcënimi ndaj Osmanit, Prokuroria Speciale autorizon policinë për kapjen e të dyshuarit

15:23 / 21 Maj 2025

Nga Kosova Live

Para pak ditësh, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë nga një person. Dikush dërgoi një mesazh në adresën elektronike të presidencës duke e kërcënuar me jetë të parën e shtetit.

Lidhur me këtë rast, Klankosova.tv ka kontaktuar Prokurorinë Speciale.

Në përgjigjen e Prokurorisë Speciale thuhet se ka autorizuar policinë për identifikimin dhe zbulimin e kryerësit të mundshëm të veprës penale.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka pranuar informacion nga Policia e Kosovës lidhur me rastin konkret. Në kuadër të kësaj ka autorizuar Njësinë përkatëse të policisë që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me identifikimin dhe zbulimin e kryersit të mundshëm të veprës penale”, thuhet në përgjigjen e PS-së.

Shpërndaje në

U Kopjua