Një 30-vjeçar është arrestuar në Fier, i cili ishte në kërkim nga autoritetet italiane për vrasje dhe plagosje.
Raportohet se i dyshuari nga Levani në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka vrarë me armë zjarri në qershor të vitit 2023 një person në Sicili dhe plagosur një tjetër.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejnë procedurat për ekstradimin e 30-vjeçarit në Itali.