Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve të bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje për parandalimin e lëvizjes së qytetarëve të Shqipërisë të cilët janë në kërkim, kanë bërë të ditur se kanë ndaluar në hyrje të Shqipërisë, D. P., 22 vjeç, banues në Gjermani.
Sipas njoftimi të Policisë së Shtetit, gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijën e dytë në hyrje të vendit, rezultoi se 22-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden Gjermani.
Në shkurt të këtij viti, Gjykata e Colognes në Gjermani, ndaj të pandehurit kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Grup kriminal” dhe “ Mashtrim”, transmeton Klankosova.tv.
Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët në Gjermani, po vijojnë procedurat për ekstradimin e 22-vjeçarit.