Live

Kërkohej për vjedhje të rëndë, 27-vjeçari ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

10:28 / 24 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një 27-vjeçar me inicialet L.M është ekstraduar të mërkurën nga Gjermania për në Kosovë.

Policia bën me dije se pranim-dorëzimi i të dyshuarit është bërë mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nga njësia për menaxhimin e urdhëresave – arrestimeve e Policisë së Kosovës,

“I kërkuari ishte subjekt i një urdhërese të lëshuar nga organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës për veprën penale “Vjedhja e rëndë” – i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim.

Pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore, personi është shoqëruar dhe dorëzuar në qendrën e paraburgimit Hajvali, për vuajtje të mëtejme të dënimit”.

“Operacioni është përmbyllur pa asnjë incident dhe në përputhje me standardet profesionale”, njofton policia.

Shpërndaje në

U Kopjua