Live

Këshilltarja e Kurtit thyen akullin, uron Ramën për fitoren e 11 majit

11:15 / 22 Maj 2025

Nga Kosova Live

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani e ka uruar kryeministrin shqiptar, Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.

Sinani, që është këshilltare e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti kësisoj është bërë edhe e para zyrtare nga qeveria në detyrë e Kosovës që bëri një urim për Ramën.

Lajmin për këtë urim, zyrtarja nga Lugina e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook ku ka publikuar një letër falënderuese që i erdhi nga kryeministrit shqiptar.

“Mirënjohëse për vlerësimin dhe fjalët e ngrohta të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama”.

“Mbështetja institucionale për shqiptarët e Luginës së Preshevës është e domosdoshme dhe e mirëpritur.Do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të drejtat dhe mirëqenien e qytetarëve tanë”, shkruan ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua