Live

Kështu do të ndëshkohet Serbia nëse nuk e zbaton marrëveshjen

00:02 / 19 Mars 2023

Nga Kosova Live

Në tekstin e Aneksit të Implementimit të propozimit franko-gjerman, është treguar se si do të ndëshkohet Serbia në rast se për fajin e saj do të pengohet normalizimi i raporteve me Kosovën.

Siç tregon Aneksi, Komisioni Evropian në përputhje me pikën 25 të kornizës së negociatave, me iniciativën e tij apo të 1/3 të shteteve anëtare të propozojë të rekomandojë mos hapjen ose mbylljen e kapitujve të tjerë të negociatave për anëtarësim e Serbisë në BE.

Nëse “progresi në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, mbetet dukshëm prapa progresit në
negociatat në përgjithësi, për shkak të dështimit të Serbisë për të vepruar në mirëbesim, veçanërisht në zbatimin
të marrëveshjeve të arritura ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, Komisioni me iniciativën e tij ose me kërkesën e një të tretës së Shteteve Anëtare, në përputhje me pikën 25 të kornizës së negociatave propozon të mos rekomandohet për hapjen dhe/ose mbylljen e kapitujve të negociatave”, thuhet në Aneks.

Ky ndëshkim do të implementohet derisa Serbia të përmbush punën e saj.

Shpërndaje në

U Kopjua