Live

Këta janë dy zyrtarët e kadastrës që u arrestuan për keqpërdorim të pozitës zyrtare

10:32 / 17 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga aksioni i djeshëm në tri komuna ka arrestuar pesë persona.

Policia beri të ditur se janë arrestuar tre meshkuj dhe dy femra kosovare.

Gazeta Inasdjeri mëson se dy nga personat e arrestuar janë Bashkim Shaqiri dhe Mejreme Bajrami nga Agjencia Kadastrale.

Ata po hetohen për veprën penale “KEQPËRDORIM I POZITËS APO AUTORITETIT ZYRTAR”

Bastisja është zhvilluar në Prishtinë, Suharekë dhe Ferizaj.

Nga ky aksion janë sekuestruar dy kompjuterë, pesë telefona mobil, një USB dhe dokumente të ndryshme që lidhen me rastin

Shpërndaje në

U Kopjua