Live

Këto janë pesë kërkesat që Trump i bëri Sirisë

13:06 / 14 Maj 2025

Nga Kosova Live

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është takuar sot me presidentin e ri të përkohshëm të Sirisë, Ahmad al-Sharaa, ish-udhëheqës i kryengritësve, që kaloi vite i burgosur nga forcat amerikane pasi u kap në Irak, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Sipas sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, Trump i ka bërë këto pesë kërkesa:

Të nënshkruhet marrëveshja e Abrahamit me qëllim normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.

T’u thuhet të gjithë “terroristëve të huaj” të largohen nga Siria.

Në mënyrë specifike, Trump veçoi “terroristët palestinezë” që do të deportohen.

Të ndihmohen Shtetet e Bashkuara në ndalimin e ringjalljes së të ashtuquajturit grup Shtet Islamik

Dhe në të njëjtën linjë, të merret përgjegjësia për qendrat e paraburgimit që lidhen me grupin në verilindje të Sirisë.

Shpërndaje në

U Kopjua