Live

Këto linja të autobusëve urban devijojnë qarkullimin për shkak të punimeve në dy rrugë të kryeqytetit

12:35 / 31 Maj 2025

Nga Kosova Live

Trafiku Urban ka njoftuar qytetarët se për shkak të punimeve në rrugën “Enver Maloku” dhe ” Hilmi Rakovica”, sot dhe nesër do të devijohet përkohësisht qarkullimi i linjave 3C dhe 4.

Sipas njoftimit, këto dy linja deri në përfundim të punimeve do të qarkullojnë në drejtim të rrugës “Agim Ramadani”, transmeton Klankosova.tv.

“Ju njoftojmë se për shkak të punimeve në rrugët “Enver Maloku” dhe ” Hilmi Rakovica”, sot dhe nesër do të devijohet përkohësisht qarkullimi i linjave 3C dhe 4. Autobusët e këtyre linjave deri në përfundim të punimeve do të qarkullojnë në drejtim të rrugës “Agim Ramadani”(Fakulteti Teknik)”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua