Një pjesë e qytetarëve të Prishtinës, sot do të përballen me mungesë të ujit, për shkak të disa punimeve teknike në fabrikën e Badocit, të planifikuara nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.
Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, punimet do të realizohen nga ora 09:00 deri në 18:00 dhe gjatë kësaj kohe pritet të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të kryeqytetit.
E zonat që do të preken nga ndërprerja janë: Matiqani, Bregu i Diellit, lagjja 28, Hajvalia, Veterniku.