Live

Kevin Spacey paraqitet për herë të parë në publik pas akuzave për ngacmime seksuale

18:42 / 06 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Aktori i njohur holliwudian Kevin Spacey ka bërë paraqitjen e tij të parë publike pas akuzave për ngacmim seksual.

Aktori u lirua muajin e kaluar nga gjykata duke shmangur kështu një dëmim të mundshëm prej 5 vitesh burg. Kjo pasi djaloshi i cili akuzohej nuk deshi të dalë para gjykatës dtë ofronte provat e mjaftueshme.

Duke dalë para Muzeut Arkeologjik, “Palazzo Massimo alle Terme” në Romë, ai recitoi para shtypit dhe të pranishmëve këngën “Boxer”, të Gabriel Tinti, i cili flet për një boksier duke vajtuar për humbjen e karrierës.

Një varg në poezi thotë “Sa më i prekshëm të jesh, aq më i madh je. Ata më përdorën për këtë argëtim, duke u ushqyer me sende të dyshimta. Jeta përfundoi në çast”.

Dukshëm aktori i ka ndërlidhur këto vargje me situatën e tij personale.

Aktori Spacey ështe fitues i cmimit Oscar dy herë si dhe njihet për rolin e tij në serialin e famshëm “House of Cards” pjesë e të cilit nuk ishte në sezonin e fundit pas akuzave për ngacmime seksuale.

Shpërndaje në

U Kopjua