Live

KFOR e kthen prapa Liburn Aliun në Leposaviq, nuk e lejon ta takoj Lulzim Hetemin

21:10 / 09 Qershor 2023

Nga Kosova Live

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu është nisur sot për në Leposaviq për ta takuar kryetarin e Komunës, Lulzim Hetemin, por KFOR-i nuk e ka lejuar dhe e ka kthyer mbrapa.

Për vizitën e Liburn Aliut në komunën e Leposaviqit, Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kishin nisur një plan operativ, por KFOR-i si masë parandaluese të reagimit të protestuesve e kishte ndaluar Aliun.

Ministrit të Kurtit iu desh të kthehet mbrapa, pasi tashmë, komunat veriore të Kosovës janë në përkujdesjen e KFOR-it sa i përket çështjes së sigurisë dhe policia e Kosovës ka fare pak autoritet atje.

Ministri i Kurtit niset ta takojë Lulzim Hetemin, KFOR-i e kthen prapa

Ministri i Kurtit niset ta takojë Lulzim Hetemin, KFOR-i e kthen prapa

Posted by T7 on Friday, June 9, 2023

Shpërndaje në

U Kopjua