Live

Khamenei paralajmëron SHBA`të: Nuk do të dorëzohemi, nëse sulmoni do të ketë pasoja të rënda

14:50 / 18 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, dha një deklaratë gjatë një mesazhi televiziv, duke paralajmëruar Shtetet e Bashkuara.

“Nuk do të dorëzohemi. Nëse sulmoni, do të ketë pasoja të rënda”, u shpreh fillimisht Khamenei.

Sipas tij, “ata që i njohin iranianët e kuptojnë se ata nuk i përgjigjen mirë gjuhës së kërcënimeve”.

“Irani nuk do të pranojë paqen ose luftën që i imponohet”, theksoi udhëheqësi suprem.

Khamenei vlerësoi përgjigjen “e qetë, të guximshme dhe në kohë” të popullit iranian ndaj agresionit të fundit të Izraelit, duke e quajtur atë një shenjë të pjekurisë kombëtare dhe forcës shpirtërore.

“Kombi iranian i reziston me vendosmëri luftës së imponuar dhe gjithashtu do t’i reziston me vendosmëri paqes së imponuar. Ky komb nuk do t’i dorëzohet kurrë presionit”, vijoi ai.

Shfaqja e fundit e Khamenei-t ishte të premten, menjëherë pasi Izraeli filloi sulmet ndaj objektivave bërthamore dhe ushtarake në Iran.

Shpërndaje në

U Kopjua