Kiara ditën e djeshme është komentuar shumë për veprimet ndaj Luizit, i cili kishte dhimbje koke.
Ajo nuk u kujdes fare për të madje edhe u shpreh se e bën tragjike, shkruan lajmi.net.
Kiarës madje i kishte penguar edhe përkujdesja e Oltës ndaj Luizit.
Vajzat kishin pasur debate të forta me njëra-tjetrën.
Këto u komentuar edhe sonte në “prime”.
Kiara tha se Olta këto situata i shfrytëzon për lojë, madje sipas saj Luizi kishte raste të tjera të shumta kur ishte i sëmurë dhe ajo nuk u afrua ta ndihmonte.
Ajo tha se nuk e lejon askënd të del si një person i ftoftë, dhe që nuk tregon kujdes ndaj personave, pasi sipas saj Luizi e di këtë më mirë se të tjerët.
Moderatorja tha se Luizi ishte i sëmurë por jo aq sa dukej aty./Lajmi.net/