Live

Kievi në zjarr, Rusia e sulmon me numër të madh dronësh

08:08 / 10 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, administrata ushtarake e Kievit raportoi sulme me dronë rusë në gjashtë lagje të qytetit.

“Ndërtesa banimi, automjete, depo, ndërtesa zyrash dhe jo-banesore po digjen”, tha kreu i administratës Tymur Tkachenko në një postim në Telegram, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Fatkeqësisht, kemi dy të vdekur”, tha ai më vonë. “Këta njerëz u vranë nga rusët. Kjo është një humbje e tmerrshme”.

Në lagjen Podilsky të Kievit, një qendër kujdesi shëndetësor parësor u “shkatërrua pothuajse plotësisht”, tha kryebashkiaku Vitaliy Klitschko.

Banorëve të qytetit u është kërkuar të strehohen derisa të hiqet sirena e sulmit ajror, dhe gjithashtu të mbyllin dritaret kur të kthehen në shtëpitë e tyre sepse ka “shumë tym” në Kiev.

Gjatë natës, forcat ajrore të Ukrainës raportuan një kërcënim për sulme me dronë rusë në një numër rajonesh. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse kishte ndonjë viktimë jashtë Kievit.

Shpërndaje në

U Kopjua