Kim Kardashian është shfaqur ‘bombastike’ me një fustan me perla Schiaparelli në Met Gala.
Por, thuajse në çdo event përballet me incidente të vogla, transmeton Indeksonline.

Teksa zbriste nga makina, ajo nuk mundi të ecte lirshëm për shkak që fijet e perlave i binin tek takat.

Në ato momente shihet e tronditur duke parë dëmin në fustan teksa nxitonte të hynte brenda në hotel.

Në këtë natë, ajo dhe ish-i, Pete Davidson u panë bashkë me shoqërinë e tyre./Indeksonline/


